Këto janë aktivitetet për uljen e stresit

14/02/2020 - 12:39

Stresi është i pashmangshëm në jetën tonë të përditshme.

Sidoqoftë, ka disa gjëra që mund të bëjmë për të trajtuar në mënyrë efektive stresin.

Shkenca rekomandon që ne të përfshijmë hobi specifike në jetën tonë.

Më poshtë keni disa aktivitete interesante që do t'ju ndihmojë të qetësoni nervat lehtë dhe thjesht.

Thurje me shtiza

Lëvizjet përsëritëse të nevojshme për të thurur një shall apo triko mund të jenë relaksuese, sipas ekspertëve. Gjithashtu, krijimi i diçkaje kaq të bukur ju mbush me gëzim dhe kënaqësi.

Regjistrimi i mendimeve

Mbajtja e një ditari nuk është vetëm për adoleshentët. Ai gjithashtu mund të ndihmojë të rriturit për të dalë nga rutina e përditshme.

Ekspertët tregojnë se shkrimi i mendimeve tuaja - shqetësimet, frustrimet, ambiciet, etj mund të zvogëlojnë ankthin.

Ecja

Asgjë nuk mund t'ju bëjë të ndiheni më mirë sesa të shihni dhe të rrethoheni nga bukuritë e natyrës. Shkencëtarët thonë se shëtitja mund t'ju shpëtojë nga mendimet negative. Si një bonus, qëndrimi në natyrë ju jep edhe vitaminën D që ju nevojitet, një lëndë ushqyese jetike për një humor më të mirë.

Kërcimi

Pavarësisht nëse preferoni salsa apo hip hop, kërcimi është një hobi që lufton stresin, thonë ekspertët. Përveçse ju mban mendjen të zënë dhe ju lejon të shpreheni, kërcimi është gjithashtu një formë e mrekullueshme e ushtrimit të trupit. Stërvitja e mbush trupin tuaj me "hormone të lumtura".

Kopshtari

Kontakti me bimët zbukuruese, frutat dhe perimet është një mënyrë fantastike për të menaxhuar stresin tuaj. Ju përqëndroheni vetëm te lulëzimi dhe zhvillimi i tyre duke harruar gjithçka tjetër që ju shqetëson. Një ide e mirë është të mbillni bimë të gjelbërta që kanë dëshmuar se luftojnë stresin, siç janë kamomili dhe livando.

Gatimi

Meqenëse kopshti ju ofron të gjitha llojet e perimeve jeshile, duhet të mendoni edhe për gatimin si një hobi me të cilin mund të merreni. Duke ftuar familjen dhe miqtë tuaj për të admiruar aftësitë tuaja të gatimit, jo vetëm largoni stresin por edhe ofroni një drekë të këndshme për veten dhe të tjerët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të

Hong Kongu do t'u dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekon

Bashkëshortja e nipit të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ndarjen nga

Xiao Xiao është deklaruar pa koronavirus 17 ditë, pasi ajo lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve në Wuhan.

Është zhvilluar dje pasdite në Los Angelos ceremonia e lamtumirës për ish-basketbollistin Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjik

Modelja shqiptare Keisi Muça, e cila jeton prej kohësh në Seul, ka treguar se si ka shpëtuar nga koronavirusi.

Armando Sadiku dhe Keidi Bare mund të përfundojnë shumë shpejt pjesë e një “reality show” duke luajtur në radhët e skuadrës së Malagas.

Një grua në Wuhan ka rrezikuar jetën e saj duke zbritur nga tetë kate pallati, nga dritarja.

Ndërron jetë në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë, Chitetsu Watanabe, nga Joetsu City i Japonisë.