Këto janë shenjat e horoskopit, me të cilat duhet të flirtoni në plazh

20/07/2018 - 17:16

   Diell, det dhe… dashuri!

Ndoshta jo dashuri nga ato të mëdhatë, dashuri nga ato të romaneve klasikë, që kemi lexuar të gjithë në shkollë të mesme, por ndjenja të sinqerta dhe flirte, që do i japin akoma dhe më shumë ngjyra verës suaj.

Dhe si gjithmonë yjet kanë bërë zgjedhjet e tyre, thjesht pranojini.

Dashi ♥ Peshorja

Nuk është nevoja të fërkoni sytë dhe të lexoni sërish emrin e shenjës me të cilën do të flirtoni këtë verë. Është pikërisht Peshorja, një ndër shenjat më të forta të horoskopit, të cilën e keni parë gjithmonë si konkurrent të denjë, por ja që vera dhe pasioni do t’ju ngrohë zemrat.

Demi ♥ Bricjapi

Tipari i parë që bashkon të lindurit nën shenjën e Demit me ata të Bricjapit, është padiskutim karakteri i tyre i fortë, dëshira për sukses dhe pasioni për punën. Mirëpo gjatë këtyre pushimeve do të kuptojnë që kanë edhe disa gjëra të tjera të përbashkëta, të cilat do i shijojnë pak nga pak së bashku.

Binjakët ♥ Peshqit

Binjakët njihen për karakterin e tyre të dyzuar dhe të luhatur, mirëpo pasioni shkon përtej këtyre detajeve. Peshqit janë aty për ju, kështu mos u stepni në asnjë moment dhe kridhuni në krahët e dashurisë. Flirti me ta mund të përfundojë edhe në diçka tjetër.

Gaforrja ♥ Shigjetari

Ky mund të jetë një nga kombinimet në çift më të çuditshme që mund të ofrojë stina e verës, por rregullat janë bërë për t’u thyer apo jo? Kështu që përse të mos i falni vetes disa emocione, të cilat mund të jenë edhe thjesht one night stand mes një shenjë e ndjeshme si Gaforrja dhe një shpirt aventuresk, si Shigjetari.

Luani ♥ Akrepi

Luanin e pret një verë e nxehtë, e mbushur me emocione dhe shumë njohje të reja, të cilat mund të finalizohen në diçka që zgjat edhe përtej shtatorit. E kur në krahun tuaj të keni një Akrep, nuk keni ç’të kërkoni tjetër. Ju presin aventura dhe shumë netë pasioni bashkë, kështu që përgatituni pasi mund të ndodhë gjithçka.

Virgjëresha ♥ Ujori

Për një kritike dhe perfeksioniste si Virgjëresha është e çuditshme që të ndjejë diçka për një shenjë vetmitare, si Ujori, por vera është po aq ngatërrestare sa ndjenjat. E rëndësishme është të ndiheni mirë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është publikuar këtë të diel bashkëpunimi mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Noizy.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela Shqiptare”, Gentiana kishte ardhur për ti dhënë një mesazh nënës së saj pasi pre

Që Roma është një qytet romantik, për këtë nuk ka dyshime, ashtu sikurse nuk ka dyshime edhe për dashurinë që ka ky vend për futbollin.Gj

Një turist britanik, David Humphries, i cili ndodhej për pushime në Egjipt, ka humbur jetën, pasi është ndjerë keq në pishinën e resortit

E teksa bota mbarë respekton në 20 Tetor Natën e Hënës, Kina mendon përtej saj.

Është munduar që shpeshherë ta mbajë familjen e tij larg mediave dhe fotove në rrjete sociale, por siç duket këtë herë kryeministri Edi R

Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati nudo në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bëri xhiron e mediave.

Ndërkohë që Sali dhe Shpresa Lushaj, prindërit e këngëtarit Arkimed Lushaj që u arrestua pak ditë më parë, kanë qenë sot të ftuar në emis

Ëndrra e çdo femre është që të duket e re në çdo moshë, por një nënë e tre fëmijëve duket se e ka realizuar këtë dëshirë.

Një aksidenti i pazakontë është regjistruar të enjten rreth orës 18:30 në fshatin e vogël të Gütersloh në Gjermaninë Perëndimore.