Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ketrin Gjocaj flet për herë të parë për divorcin: Jetova e ndarë me vajzën

10/04/2021 - 14:49

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar gazetarja Ketrin Gjocaj, e cila ka dhënë një kontribut 30-vjeçar në ekran duke sjellë formate të ndryshme televizive ndër vite. Për herë të parë, ajo ka folur në këtë intervistë për divorcin që ka pasur para shumë vitesh dhe marrëdhënien që ka me vajzën e saj, e cila ka jetuar që e vogël në Gjermani me të atin.

Mirela Milori: Dua të më japësh një përgjigje të sinqertë, je divorcuar herët nga babai i vajzës tënde, si ka qenë, sepse Shqipëria edhe sot është pak e vështirë. Ti si e ke kaluar divorcin?

Ketrin GjocajNe kemi qenë 6-7 vjet martuar, kemi qenë të lidhur më herët, të fejuar qëndruam 7 vjet. Ajo që luajti rol në këtë mënyrë jetese të ndarë, ishte dhe largësia, sepse që në ’91-shin bashkë me vajzën, me vjehrrën time, gjithë familja shkoi në Gjermani, në ato kushte që kishte Shqipëria atëherë, sepse edhe ata nga ana e mamasë kishin probleme të persekutimit, të një jete me probleme në Shqipëri. Që aty filloi një gjë që nuk shkonte, sepse unë e dashuruar me ekranin, me një familje normale. Ne vazhdojmë të kemi marrëdhënie shumë të mirë, edhe kjo gjë duhet thënë, nuk ndodh në të gjitha çiftet.

Mirela Milori: Vajza u rrit në Gjermani, ku është zgjedhja më e mirë besoj, pavarësisht se ti si e ke përjetuar?

Ketrin GjocajKjo nuk ka kaluar lehtë, unë detyrohesha që 2-3 herë në vit të shkoja në Gjermani që atëherë ishte shumë problem dhe për viza. Ato fillime i kam patur problem, por raporti nuk ndryshoi, ka qenë shumë i mirë.

Keti tregon se ka kaluar shumë momente të vështira dhe të mërzitura gjatë jetës që mund të ketë qarë dhe të jetë ndjerë pesimiste, por duke patur një familje të mirë, punën i ka kaluar, ndersa uronte që vajza e saj të kishte shëndet të mirë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ju mund të keni një listë të gjatë arsyesh pse ju dhe një person i caktuar nuk mund të vazhdoni së bashku.

Gjatë çdo dite qoftë nëse jemi në punë apo jo, kemi nevojë të madhe për të pasur energji dhe forcë.

Olivia Parkinson kishte porositur një iPhone 12 ProMax, por kur hapi kutinë zbuloi se telefoni i saj i ri ishte zëvendësuar me një pllakë

Një përkthyese kineze, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve në interne

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë astrologia Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimet për të gjitha shenjat e horoskopit.

Ish-bashkëshortja tashmë e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, Melina Gates, ka marrë me qira ishullin Calivny në Grenada, Karaibe

Akullnajat gjermane po shkrihen  më shpejt se sa mendohej më parë dhe për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.

Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle feston sot 2-vjetorin e lindjes dhe e gjithë vëmendja është te qëndrimi që do të mbajë fa

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare pak javë më parë, pasi kohët e fundit i ishin shfaqur probleme të rëndë shëndetësore.