Khloe i fali tradhëtinë, ja si reagon Jordyn Woods!

06/12/2019 - 20:44

Pas tradhëtisë që u kthye në kryefjalën e mediave, Khloe Kardashian tregoi në një status në Instagram se është gati të falë ish-partnerin dhe ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Në shkrimin e saj, Khloe la të kuptohet se nuk do të jetë më e hidhëruar as me Tristan-in, as me personat e tjerë që e kanë bërë të vuajë.

“Unë nuk kam asnjë ndjenjë negative ose urrejtëse ndaj ndokujt! Jeta është e shkurtër! Ne jemi të gjithë njerëz që përpiqemi ta kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë”, shkruante ajo.

“Kush jam unë për të dënuar ndokënd tjetër? Po, më lejohet të ndjehem e lënduar dhe me dhembje. Do të ishte e panatyrshme për mua të pretendoja sikur nuk jam. Personalisht, nuk dua të kem një zemër të urryer. Unë dëshiroj paqen në jetën time. Nëse do të ndjeja urrejtje do të më dëmtonte deri në fund”.- u shpreh Khloe, duke lënë të kuptohet se ka falje të mjaftueshme për të gjithë.

Mirëpo, nuk e prisnim reagimin e Jordyn Woods pas deklaratës së Khloe-s. Ajo ka ndarë në InstaStory një foto të një shprehjeje ku shkruhej:

“Dikush diku po flet akoma për personin që ke qenë, sepse nuk kanë akses në personin që je bërë.”, duke lënë të kuptohet se fjalët e Khloe-s nuk ishin më për të, pasi tashmë Jordy-n është një tjetër person.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, nëna e aktorit të njohur Sylvester Stallone.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një banesë është grabitur nga një person i armatosur.

Nezihat Stërmasi ka festuar ditën e sotme 100-vjetorin e lindjes së saj.

Një video është bërë virale në internet dhe ka shkaktuar shqetësim mes ekspertëve pasi në të shfaqen disa persona që ndjekin një grua lak

Gjatë kohës së karantinës, kur e gjithë bota u izolua nga përhapja e pandemisë së koronavirusit, filmi “Contagion” i vitit 2011, pati një

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Që prej ditës së shtunë, këngëtarja e njohur nga Kosova Fjolla Morina, është nën arrest pasi u kap me një armë zjarri me 23 fishekë lufta

Ajo është 54 vjeçe, por mosha për të është vetëm një numër. 

Termi “Hëna Blu” përdoret për të përshkruar dy lloje të ndryshme të hënave.

Nisja e shkollës në kushtet e pandemisë dhe nën masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Covid-19 ka sjellë jo pak probleme për nxën