Pasi Tristan Thompson tradhtoi Khloe Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, bukuroshja i dha duart basketbollistit.

Mirëpo ata kanë një vajzë që quhet True dhe pak kohë më parë, Khloe deklaroi publikisht se do e lejojë Tristanin që ta takojë herë pas here të bijën.

Por së fundmi një burim ka pohuar për “Us Weekly” se 27-vjeçari nuk ka bërë asnjë përpjekje që të përfshihet në jetën e vajzës së tij dhe lidhur me këtë Khloe është shumë e mërzitur.

“Khloe e kupton që ai udhëton shpesh për shkak të basketbollit dhe jeton në Cleveland, por ajo ndjen sikur Tristan ka ecur përpara. Qëndrimi i Tristan-it duket sikur është: ‘Do ta shoh vajzën, kur ta shoh’!”, ka thënë burimi.

 

Ndërkohë, vetëm disa minuta më parë ajo ka publikuar një foto në Insta Story, ku vogëlushja True shfaqet me kurriz dhe në trikon e saj shkruhet: “Do të dëshiroja që ti të ishe këtu!”

Si duket, Khloe po mundohet t’i dërgojë mesazhe Tristan-it përmes së bijës dhe e gjitha kjo është shumë e trishtë!