Kim Kardashian ka vendosur që të divorcohet nga Kanye West. Kim raportohet se po ndjehet e ‘bllokuar’ nga Kanye pasi dyshja patën një ribashkim jo edhe aq të mirë në Wyoming.

Ditën e djeshme mediat prestigjioze shkruanin se Kim po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe se në fakt ata kanë filluar të jetojnë të ndarë para se çështja të bëhej publike. Po ashtu, thuhej se ajo fluturonte drejt tij vetëm kur shoqëronte fëmijët për të takuar reperin.

Së fundmi, pas raportimeve se Kim, 39 vjeç, dhe Kanye, 43 vjeç, kanë jetuar veç e veç për një vit, tani është pohuar se ajo mbetet e pavendosur për të vijuar martesën e tyre, pasi ndjen se ka provuar gjithçka për të shpëtuar këto 6 vite kurorëzim.

Një burim i tha People se: “Ajo nuk po merr atë që i nevojitet nga Kanye. Ajo arriti deri në atë pikë sa fluturoi në Cody për t’i thënë se martesa e tyre kishte mbaruar dhe për t’i thënë lamtumirë.”

Sipas këtyre burimeve Kim nuk ka ndërmend ta falë Kanye-n pasi ai nuk ka përmirësuar asgjë nga ato që i kanë kërkuar.

“Kim është shumë e shkatërruar, shtoi burimi. “Gjëja e fundit që ajo dëshiron është të ndahet me katër fëmijë. Ajo e di që do të jetë mirë nga ana financiare, por shqetësimet e saj janë fëmijët dhe partneri. Ajo po shkon drejt një divorci”.