Kim Kardashian, 5 operacione pas shtatzënisë

13/12/2019 - 17:30

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate. Së fundmi Kim ka treguar pse ka zgjedhur që 2 fëmijë të saj të rriten brenda barkut të një gruaje tjetër dhe të mos i sillte vetë në jetë. Ajo ka rrëfyer se ka kryer 5 operacione në 1 vit e gjysmë për të rregulluar dëmet e shkaktuara nga shtatzënitë e saj.

Kim ka pasur një problem të quajtur ‘toxemia’ dhe pas lindjes së fëmijës së parë, North, plaçenta nuk i ka dalë jashtë dhe i është rritur brenda saj, gjë që kërkoi kryerjen e disa operacioneve.

Kim ka treguar se ka pasur shumë probleme gjatë shtatzënisë me North dhe vetëm pasi ngriu vezoret mundi të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, Saint. Më pas ajo ka rrëfyer se gjatë lindjes së djalit kishte pasur sërish komplikacione, ndaj mjekët refuzuan që ajo të sillte në jetë një tjetër fëmijë. Pas këtyre problemeve, Kim vendosi që një nënë surrogate të lindte dy fëmijët e tjerë, Chicago dhe Psalm.

Pavarësisht se kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të, Kim shprehet se ja ka vlejtur gjithçka. “Jam shumë mirënjohëse për fëmijët e mi të bukur, nuk ka rëndësi se si erdhën tek unë, sepse ata erdhën tek unë. Ju jam shumë mirënjohëse nënave surrogate. Jam shumë e lumtur për familjen time. U rrita me shumë motra e vëllezër. Do të kaloja sërish të njëjtat dhimbje për të pasur vogëlushët e mi. Ja ka vlejtur e gjitha”, ka thënë Kim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër detaj i çuditshëm është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku kryefjala është padyshim aksidenti tragjik i legjendës së baske

Bryant la pas 3 vajza, një prej tyre vetëm 7 muajshe si edhe bashkëshorten Vannesa.

Kinematografët shqiptarë Samir Luma dhe Fejmi Dauti janë fitues të çmimit për kinematografi më të mirë për filmin dokumentar “Toka e mjal

Kobe Bryant, ish basketbollisti i famshëm i NBA dhe Los Angeles Lakers, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare si pasojë e një aksidenti m

Shuhet legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror, Kobe Bryant. Sipas asaj që shkruan gjermania "Bild", shkak është bërë rrëzimi i heli

Edhe pse në një moshë të pazakontë, Iris Jones ka në plan të martohet me të dashurin e saj egjiptian Mohamed Ahmed Irbriham. Ai është vet

Në momentin kur ra tërmeti me madhësi 6.8 ballë në provincën Elazig të Turqisë, një grua solli në jetë fëmijën e saj.

Në mesin e situatës emergjente të shkaktuar nga virusi i rrezikshëm, në rrjetet sociale është publikuar videoja e një djali, i cili ha të

Një histori prekëse e programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Rubies e cila kishte zgjedhur emisionin për të surprizuar vajzën e

Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Mos i  fol shoferit”, përveç filmit të tij më të ri “ I Love Tropoja”, ka folur edhe për filmin që ka