Kim Kardashian dhe Paris Hilton na rikthyen në vitet 2000 me fotot e fundit. Vajzat njihen për miqësinë e ngushtë mes tyre, si dhe për dashurinë për modën.

Këtë herë, dyshja kanë pozuar veshur me kostume sportive, atletete dhe çanta të mëdha, frym tipike e fillimit të vitit 2000. Madje, Paris Hilton ka qenë fanse për shumë gjatë e kësaj natyre veshje, ndërsa Kim e ka pranuar se gjithçka po shohim është një rikthim pas në kohë.

Me pak fjalë, këtë vjeshtë mund të vishni pa problem kostum sportiv në përditshmëri, pa e vrarë shumë mendjen nëse ky stil ka dalë ose jo nga moda. Materiali i mëndafshtë do të bëjë të dukeni ‘ekstra’, ndaj merreni në konsideratë ta ndryshoni disi garderobën në këtë drejtim.