Ditëlindja e 38-të e ka gjetur Kim Kardashian shumë të lumtur krah bashkëshortit të saj, Kanye West.
I sapo kthyer nga një udhëtim në Afrikë, reperi duket se është frymëzuar mjaftueshëm për t’i dedikuar bashkëshortes së tij dhurata emocionuese në ditën e saj speciale.

Ylli i “Keeping up with Kardashians” ndau me ndjekësit ne profilin e saj në Instagram, videon me surprizën e bashkëshortit të saj.

“Kanye është gjithmonë kreativ kur bëhet fjalë për të më dhuruar mua lule për ditëlindje. Të dua shumë!”, shkruan ajo krahas pamjeve të sallonit mbushur plot kompozime lulesh.

Në videot pasuese, 38-vjeçarja ka zbuluar edhe një pianist, i veshur i gjithi me kostum të bardhë, teksa luan këngët e saj të preferuara në piano, si një dhuratë për Kim dhe për gjithë familjen Kardashians në këtë ditë të veçantë.