Ylli i familjes Kardashian-Jenner, Kim Kardashian, e kujton të atin e ndjerë në çdo festë dhe ditën e sotme i ka dedikuar disa fjalë prekëse.

Robert Kardashian do të festonte ditëlindjen dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, Kim i shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen babi! Më mungon përtej imagjinatës. Do të doja të ishe këtu që të shihje gjithçka”.

I ati i Kim ka qenë avokat shumë i suksesshëm dhe 39-vjeçarja është duke ndjekur hapat e tij, pasi po studion prej vitesh për këtë degë.