Miliarderja e re, Kim Kardashian, u mburr në rrjetet sociale me një gjerdan të ri diamanti me vlerë deri në 150,000 dollarë.

Kim bëri një selfie me një bluzë gri me dekolte të hapur dhe tregoi varësen e bërë nga “Jay Feder Jewellers”, i njohur si një nga argjendarët më të famshëm në botë.

Megjithëse shumë fillimisht spekuluan se gjerdani kishte vlerë 40,000 dollarë, vlera e tij e vërtetë, megjithatë, është pothuajse katër herë më e lartë se shuma e menduar fillimisht.

Të kujtojmë, gati 5 vjet më parë, Kim premtoi se nuk do të tregonte kurrë më bizhuteritë e saj të vlefshme në rrjetet sociale, pasi u grabit në Paris gjatë javës së modës, në Tetor 2016.