Kinë, një person humb jetën nga hantavirusi

25/03/2020 - 20:42

Në kohën kur Covid 19 po tmerron botën, Kina tashmë duket se ka arritur të shpëtojë prej tij.

Provinca e Hubeiut është hapur e shumë shpejt, pritet të hiqet përfundimisht karantina edhe në Wuhan. Por ndërkohë, një tjetër lajm frikësues mbërrin prej andej: një person humbi jetën nga një tjetër virus.

Ai quhet hantavirus dhe përhapet nga minjtë. Viktima ishte në provincën e Junanit. 32 persona të tjerë që ndodheshin në një autobus me të, i janë nënshtruar menjëherë analizave.

Lajmi u përhap me shpejtësi në Twitter. Por edhe disa media e cilësuan si virusi i ri, në fakt, hantavirusi është ekzistues.

Në vitin  1978, një Korean u izoluar për shkak të infektimit nga një brejtës i sëmurë në një fushë pranë lumit Hantan, në Korenë e Jugut. Nga këtu e ka marrë dhe emrin.

Më pas, në 1981-shin, sëmundja do të niste të njihej si “ethet e minjve” , apo ethe hemoragjike, një sëmundje e përhapur më së shumti në zona ku ka brejtës të egër.

Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje  muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Secili në shtëpinë e vet, duke ruajtur distancat, por njëkohësisht duke mos i mohuar njëri-tjetrit një drekë mes miqsh.

Victoria Beckham ka lajmëruar se do të dhurojë 20% të të gjithë shitjeve të firmës së saj të modës dhe brand-it të bukurisë për njerëzit

Studiuesit australianë po verifikojnë testimin njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të

Një histori rrëqethëse vjen nga Irlanda e Veriut, për shkak të koronavirusit.

Një nga kamerierët e mbretëreshës Elisabeth II është infektuar me koronavirus.

Presidenti Donald Trump thotë se nuk do të mbështesë ligjin për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan, të zhvendosur nga Kanada për në SHBA

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Villaguattera di Rubano, në zonën e Padovës, ku një 54-vjeçar i dha fund jetës të shtunën në mëngjes,

Modeli shqiptar Rolando Lekaj, jep një lajm të mirë për shqiptarët, që po luftojnë prej javësh me koronavirusin.

Prezantuesi dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebrea, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar familjet në nevojë.

200 mijë euro vetëm e vetëm për t'u kthyer në vendlindjen e tij.