Shkrimtari, editori dhe producenti amerikan si dhe bashkëthemeluesi i Marvel Comics, Stan Lee ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

Lee dhe Jack Kirby themeluan kompaninë më 1961, duke filluar me The Fantastic Four dhe duke krijuar tituj të tillë si Spider-Man dhe The Incredible Hulk.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë e bija, e cila tha për TMZ, se babai i saj ishte “njeriu më i mirë dhe më i mirë”.

Autori i librit legjendar komik vdiq në Cedars Sinai Medical Center në Los Anxheles këtë të hënë, sipas revistës Variety.