Pas pesë vitesh në gjendje kome ku gruaja i shërbente plot 20 orë në ditë, është zgjuar një burrë nga Kina.

Li Zhihua nga Xiangyang pësoi lëndime të mëdha në kokë pas një aksidenti me makinë. Gruaja e tij i qëndroi gjithmonë pranë dhe flinte vetëm 2 ose 3 orë në ditë. Pjesën tjetër të kohës e kalonte duke pastruar, ushqyer dhe duke i folur burrit.

“Grua, të dua!”, ishte gjëja e parë që tha Li kur u zgjua.

Sipas mediave të huaja, Li u aksidentua nga një motor kur po shkonte në punë me skuter. Kur mbërriti në spital, ai ishte i pavetëdijshëm.

Por mjekët i thanë gruas 57-vjecare, Zhang Guihuan që mund të mos kthehej më si më parë. Por ajo nuk e pranoi diagnozën dhe donte t'i provonte mjekëve se e kishin gabim.

“Unë kurrë nuk kam menduar të heq dorë. Për sa kohë që ai është gjallë, unë do të vazhdoj t’i shërbej”, ka rrëfyer Zhang.