Miss-i i ri i Botës është shpallur Vanessa Ponce de Leon, një aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut.

26-vjeçarja me origjinë nga Meksika është e para e cila arriti të marrë këtë titull.

“Nuk mund ta besoj, unë me të vërtetë nuk mund ta besoj që arrita të marr një çmim kaq të madh. Faleminderit shumë, të gjithë.”

Më e bukura e botës, modele, e diplomuar në biznes ndërkombëtar, vullnetare për emigrantët dhe anëtare e një qendre rehabilitimi për vajzat e dhunuara, Vanessa është Miss-i i 68-të në historisë e Miss World.

Ajo la pas Miss-in tajlandez Nicolene Pichapa Limsnukan.