Kjo është parajsa?!

18/09/2018 - 22:13

Kjo mund të jetë parajsa. Në Pontevedra, zhurmat e zakonshme të një qyteti spanjoll janë zëvendësuar nga cicërimat e zogjve dhe bisedat mes njerëzve. Këta të fundit, nuk flasin me zë të lartë. Me thuajse të gjithë trafikun të ndaluar, në këtë qytet nuk ka zhurma motorësh, bori makinash, frikë kur kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën…

Ato që dëgjohen qartë janë cicërimat e zogjve, kërcitjet e lugëve në filxhanët e kafesë dhe zëra njerëzish. Kryebashkiaku i qytetit ka një filozofi të thjeshtë: pasja e një makine nuk të jep të drejtën të zaptosh hapësirën publike, ndërkohë që kjo e fundit duhet të jetë në dispozicion të të moshuarve apo fëmijëve. Vetëm një muaj pasi ai erdhi në pushtet, vendosi që të shndërrojë në zonë tokësore 300 mijë kilometrat katrorë të qendrës mesjetare të qytetit.

Makinat u ndaluan të hynin në qytet dhe parkingjet nëpër rrugë u zhdukën pasi, sipas zyrtarëve lokalë, njerëzit që kërkonin vend për të parkuar makinat shkaktonin edhe pjesën më të madhe të konfuzionit nëpër rrugë. Sidoqoftë, ata morën masa për krijimin e parkingjeve nëntokësore dhe të tjerëve në periferi, ku mund të përdorësh makinën, por në një limit prej 30 km/h. Dhe përfitimet janë të shumta. Nuk ka më aksidente në trafik, emetimi i dioksidit të karbonit është ulur me mbi 70%, ndërkohë që numri i banorëve në qytet është shtuar me 12 mijë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas një studimi të World Anti-Doping Agency, spinaqi përmban një substancë që përshpejton rritjen e forcës në trajnim.

Piktura “Giuditta e Oloferne”, e mjeshtrit të madh italian Caravaggio, që pritej të dilte në ankand të enjten në Tuluzë, iu dha me një ma

Një pasagjer i MH17 “parashikoi” fundin tragjik të avionit të Malaysia Airlines në një postim në Facebook, pak përpara se hipte në të.

Sonda Curiosity ka zbuluar një sasi të madhe metani në mars, gaz ky që në Tokë prodhohet zakonisht nga organizmat e gjallë.

Pasi u larguan nga pallati Kensington sepse u tha se kishte një përçarje me William dhe Kate, Princi Harry dhe Meghan kanë shpenzuar 2.4

Modelja amerikane, Kinsey Wolanski bëri bujë së fundmi duke hyrë në fushë gjatë finales Tottenham-Liverpool dhe emri i saj u përmend në m

Një djalë humbi jetën tragjikisht në një qendër tregtare në lindje të Indisë. Ngjarja u regjistrua më 22 qershor.

Victoria Beckham është kthyer në ikonë stili dhe referencë për shumë vajza në botë.

Shpejtësia është ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me vdekje në botë.