Në rast se e keni pyetur veten nëse horoskopi mundet të përcaktojë sa të zgjuar jeni, ja ku e keni një listë, të gjithën për ju.

Më poshtë janë analizuar 900 fitues të çmimit Nobel që nga viti 1901, për të dalë në përfundimin se cila shenjë e zodiakut dallohet për mençuri.

Në fund të listës qëndron Bricjapi, me 57 fitues

Martin Luther King, Jr., i lindur në 15 janar 1929 fitoi çmimin Nobel më 1964- ën.

Vazhdojmë më Akrepin dhe Luanin- 64 fitues

Theodore Roosevelt- it, lindur më 27 tetor 1858 iu dha çmimi në fjalë më 1906- ën për “negocim paqeje në luftën Rusi- Japoni më 1904- 5.

Barack Obama, 4 gusht 1961, e mori çmim në 2009- ën për “ndikim të jashtëzakonshëm në forcimin e diplomacisë ndërkombëtare.”

Më pas vjen Ujori, 65 fitues

Toni Morrison- it, lindur më 18 shkurt 1931 iu dha çmimi në 1993- in në Letërsi duke u shndërruar kështu në gruan e parë që fitoi një çmim të këtyre përmasave.

Peshqit- 66 fitues

Albert Einstein, 14 mars 1879 mori çmimin Nobel në Fizikë në 1922- in

Shigjetari- 71 fitues

Winston Churchill, i lindur më 30 nëntor 1874, fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1953. Ai u kandidua për çmimin në vitet 1946, 1948, 1949, 1950, 1951 dhe 1952. Churchill u propozua gjithashtu edhe në 1945- ën dhe 1950- ën, por nuk mundi të fitonte.

Në vendin e gjashtë vjen Demi me 73 fitues

Pierre Curie, lindur më 15 maj 1859, mori çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1903. Çmimin e mori falë punës kërkimore me partneren e tij, Marie (një Akrep).

Dashi- 76 fitues

Kofi Annan, lindur më 8 prill 1938 mori çmimin Nobel në 2001- in së bashku me Kombet e Bashkuara.

Gaforrja- 81 fitues

Malala Yousafzai, 12 gush 1997 e fitoi çmimin në 2014- ën. Ajo ishte vetëm 17- vjeçe, fituesja më e re në historinë e çmimeve Nobel.

Virgjëresha- 88 fitues

Nënë Terezës, 26 gusht 1919 iu dha çmimi në vitin 1979.

Në vendin e dytë renditet Peshorja me 93 fitues

Jimmy Carter, 1 tetor 1924 mori çmimin Nobel në vitin 2002 për përpjekjen e tij të palodhur për gjetjen e zgjidhjeve paqësore ndaj konfliketeve ndërkombëtare.

Në krye të listës qëndrojnë Binjakët!

Njëri prej tyre qe Bob Dylan, 24 maj 1941, i cili fitoi çmimin Nobel në Letërsi më 2016- ën, një çmim që e mori 6 muaj më vonë.