Dhurata Dora publikoi një fotografi në moshë të vogël në profilin e saj në rrjete sociale, të cilën e shoqëron me mbishkrimin “Cheesee”.

Ajo është ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar. Projekti i saj i fundit muzikor “Jake Jake” deri më tani ka grumbulluar mbi 35 milionë klikime.

Prej 4 muajsh ajo i mungon tregut muzikor, por këtë mungesë të sajën po e zëvendëson me fotografi të shumta që po shpërndan në rrjete sociale, e sidomos në Instagram ku numëron 1 milion ndjekës.