Facebook-u i moderatores mjaft të dashur për publikun, Klea Hutës, është hakuar dhe në të janë postuar video të papërshtatshme +18.

Huta ka kërkuar ndihmën e të gjithëve me anë të një postimi në Instagram, madje ajo u kërkon fansave që t’i bëjnë bllok faqes në ‘Facebook”.

“Miq dhe fansa të mi, sot në orën 10:00 më kanë hakuar fan pagen e Facebookut, më vjen shumë keq që po ndodh kjo.

Kush më ndihmon me dikë që i njeh këto hakime që ta mbyll sa më parë”, shkruan këngëtarja e njohur në Instastory.