Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe transmetuar nga Daily Mail ndërsa po bëjnë xhiron e botës, teksa e gjitha ka ndodhur për shkak të maskës për tu mbrojtur nga Covid-19. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli në Indi.

Një zëvendës menaxher në hotelin AP godet një kolege të zyrës dhe e tërheq prej flokësh, pasi kjo e fundit i kerkoi te vinte masken ne fytyre.

Ai e godet punonjësen e tmerruar me karrige, ndërsa një punëtor tjetër nxiton për të ndaluar sùlmin. Pavarësisht ndërhyrjeve të personave të tjerë, burri nuk e ndal dhunën barbare që ushtron mbi kolegen të cilën e shtrin përtokë. Nënpunësja e dhunuar e raportoi sulmin në polici dhe autoritetet lokale thanë se e arrestuan burrin dhe e dërguan në gjykatë.