Shquhet për shoqërinë e tij me modele hot, Cristiano Ronaldo. Në kopertinat e shtypit rozë, ai është shfaqur me 30 femra të ndryshme qëkurse ka nisur karrierën me Sportingun e Lisbonës. Shtypi ndërkombëtar ka renditur edhe koleksionin e tij ndër vite.

E para është Karina Ferro, me të cilën ra në objektivin e fotoaparateve të plazheve, ku modelja shfaqej me bikini në krah të futbollistit që sapo kishte nisur karrierën.

Koleksioni i femrave nisi të zgjerohej me kalimin tek Mançester Junajtid, me modele si Nuria Bermudez dhe aktorja Daniele Agiar, Soraia Çavez e Merke Romero.

Në listën e mëvonshme figurojnë deri yje si tenistja ruse Maria Sharapova, Nereida Gajardo, Rafaela Fiko, Paris Hilton, e Irina Shaik. Prej 2016-ës, 33-vjeçari është në një lidhje me Georgina Rodriguezin, me të cilën ka edhe një vajzë që ende nuk ka mbushur vitin, e quajtur Alana Martina.