Në ndeshjen Rusi-Finlandë për “EURO 2020”, të gjithë vëmendjen e mori një tifoze bukuroshe ruse.

Në momentin që imazhi i saj u fokusua nga kamerat, komentatori harroi ndeshjen dhe i dedikoi disa fjalë të ëmbla tifozes, e cila ishte e ulur në stolat e stadiumit.

Madje, gjatë transmetimit komentatori filloi edhe t’i këndonte vajzës ruse.

“Ajri në zemrën time u rrit dhe u dashurova. Nuk është faji im, ishte aksidentale. Unë nuk kam asgjë tjetër në jetën time. Unë, zemra ime dhe gjithçka i përket asaj”, ishin disa nga vargjet e këngës që ai këndoi.