Kompania ajrore meksikane "Volaris" ka nisur një program të quajtur "Ribashkimi familjeve" dhe po ofron bileta 1 dollarëshe për pasagjerët emigrantë të Amerikës Qendrore që duan të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

"Volaris" do të fluturojë me emigrantë nga Tijuana, Ciudad Juarez, Guadalajara dhe Mexico City në Kosta Rika, El Salvador ose Guatemala.

Kompania tha se emigrantët duhet vetëm të kenë një kartë identiteti dhe do të jenë në bordin e avionit në fluturimin tjetër. Programi skadon më 30 qershor.

Vendet e Amerikës Qendrore janë shkatërruar nga dhuna e bandës, trafiku i drogës dhe varfëria ekstreme. Kjo ka nxitur valë të madhe emigracioni të paligjshëm në SHBA.