Kompanitë japoneze ndalojnë femrat të mbajnë syze gjatë orarit të punës

08/11/2019 - 19:12

Mbajtja e syzeve në vendin e punës është kthyer në një temë të nxehtë në Japoni pas njoftimeve se disa firma u kanë kërkuar punonjëseve të tyre që t’i heqin gjatë orarit të punës.

Mediat lokale thanë se kompanitë në fjalë kishin arsye të ndryshme për këtë veprim. Dyqanet e shitjes me pakicë thonë se syzet e shitëseve krijojnë “ një përshtypje të ftohtë” te klienti. Kjo ka ngjallur diskutime të zjarrta në mediat sociale mbi kodin e veshjes së grave japoneze në vendin e punës.

Rrjeti TV Nippon dhe Business Insider ishin ndër të parët që e raportuan këtë ngërç, ndërsa pohuan se kishte dhe arsye të tjera për vendime të tilla siç ishin ato të sigurisë për punonjëset e linjave ajrore. Ndërkohë, Kumiko Nemoto, profesoreshë sociologjie në Universitetin e Kiotos, tha se njerëzit në Japoni janë thjesht duke reaguar ndaj “politikave të vjetëruara”. Sipas saj, arsyet përse gratë nuk duhet të mbajnë syze kanë bazë gjinore dhe janë diskriminuese.

Aktivistë vendas pak kohë më parë shtruan dhe një tjetër shqetësim; ato thonë se femrave në Japoni gjithashtu u kërkohet të mbajnë taka të larta në vendin e punës, pavarësisht sesa e lodhshme mund të jetë për to.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga tregjet më të famshme të Krishtlindjeve në Gjermani paraqiti një tortë, e cila peshonte rreth 4 tonë.

Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar së fundmi, por po, është e vërtetë: një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në

Një video e David Beckham duke fjetur është vendosur për tu parë në spitalin e Londës, ku edhe ish-futbollisti lindi.

Observatori Evropian Jugor (ESO) ka krijuar një vizualizim të frikshëm dixhital që tregon se çfarë do të ndodhë me Tokën kur planeti ynë

Në disa raste thonë se qentë nuk janë të denjë për njerëzit.

Ende nuk dihet me siguri fati i godinës 6-katëshe, në bulevardin “Dyrrah”, të cilit i është vënë shiriti bllokues që ditën e parë të tërm

Ndonëse nuk i presim me gjallërinë e një viti më parë për shkak të tragjedisë që vendi kaloi më 26 nëntor, festat e fundvitit janë pranë.

Drejtuesi i një automjeti ka shpëtuar për mrekulli kur një mbikalim është shembur dhe e gjitha është kapur nga kamerat e sigurisë.

Edhe pse muaji dhjetor nuk hyri aspak siç donim, bilanci i 51 viktimave të tërmetit duket se fashiti pak magjinë e tij, mos harroni se pë

Pas tradhëtisë që u kthye në kryefjalën e mediave, Khloe Kardashian tregoi në një status në Instagram se është gati të falë ish-partnerin