Rudina Xhunga dhe Dritan Hila janë ndër të paktët çifte shqiptare që zhvillojnë karrierën e gazetarisë dhe moderimit në televizione konkurrente.

Dritani drejton emisionin "Arena" në "RTV Ora News", ndërsa Rudina ka disa vite që drejton emisionin "Dritare" në televizione të ndryshme.

Në intervistën për "Mos i fol shoferit", Rudina Xhunga ka zbuluar nëse janë konkurrentë në jetën reale dhe e diskutojnë shikueshmërinë e njëri-tjetrin.

Rudina Xhunga: Jo nuk jemi konkurrentë. Shikueshmërinë e shikoj, i them sa shumë paske ti në Facebook. Unë e kam pak në gjak, edhe burrin e kushdo qoftë, e shikoj dhe them përse nuk e kam unë këtë? Gjithsesi, për të tjerat unë pyes. Po të mos pyes Dritanin, kë do pyes. Nuk shkëmbejmë vetëm numrat e telefonit, por edhe ide. Por, Dritani ka një stil tjetër. Është i ndryshëm nga i imi, është më autoritar. Ndonjëherë i them, po të kishe ti 20 vite sa unë, kushedi ç'do bëje. Grave i shohin pak grimin, e ka të errët, ka bërë botoks apo jo, prandaj nuk u lejohet ky krimi i autoritetit. Ndërsa me burrat, e tha ai dhe ai e di.