Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit vazhdon të rritet në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në botë, një ekspert britanik ka zbuluar pse është thelbësore të ndërmerren hapa shtesë kur bëhet fjalë për larjen e rrobave dhe për të vrarë çdo mikrob e virus në to.

Ai thotë se është e domosdoshme që rrobat të lahet në mbi 60 gradë, pasi kjo është e vetmja temperaturë që mund të vrasë virusin, përfshirë edhe COVID-19.

Deyan Dimitrov, CEO i Laundryheap, tha se një larje në 30 gradë, nuk siguron eliminimin e mikrobeve e viruseve që mbeten në rrobat personale, peshqirë, çarçafë, etj..

Ai thotë se një filxhan uthull i hedhur ne lavatriçe dhe vënia në funksion pa rroba në të, është shumë i nevojshëm një herë në muaj, në mënyrë që të pastrohet dhe dizifektohet.