Një 21-vjeçare pa probleme shëndetësore ka vdekur prej koronavirusit, bën të ditur familja e saj. Chloe Middleton, nga High Wycombe, Buckinghamshire, vdiq javën e kaluar.

Në një postim në Facebook, tezja e saj Emily Mistry tha se Chloe “kishte ndërruar jetë nga Covid-19” dhe u kërkoi të gjithëve të bënin gjithçka për të ndalur përhapjen e sëmundjes, bën të ditur BBC.

Sipas shifrave të qeverisë, shumica e pacientëve që kanë vdekur me koronavirus kishin patologji ekzistuese.

Ka pasur shqetësime se të rinjtë po injoronin paralajmërimet për përhapjen e saj, pasi mendonin se virusi vdekjeprurës ishte një rrezik vetëm për të moshuarit.

Në një seri postimesh në Facebook, familja 21-vjeçares i kërkoi publikut që të zbatonte këshillat e autoriteteve dhe ta marrë virusin “seriozisht”.