Këngëtari korçar i serenatës Naum Tërova u nda nga jeta si pasojë e koronavirusit. I shtruar prej ditësh në spital, Tërova ndërroi jetë mbrëmjen e kësaj të enjte.

Ai ishte shtruar në pavionin e pneumologjisë të spitalit rajonal, Korçë. Terova është babai i nënkryetares së Bashkisë Korçë, Benila Terova.

Korça edhe pse nuk hyn në zonat e kuqe të koronavirusit ka një numër të lartë të të prekurve me Covid-19.