Princi i Suedisë Carlos Felipe dhe gruaja e tij, Princeshë Sofia, kanë dalë pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konformuar Shtëpia Mbretërore Suedeze përmes një deklarate, në të cilën thuhet se çifti janë karantinuar së bashku me fëmijët.

Gjithashtu janë duke u testuar për koronavirus dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore si mbreti Carl XVI Gustaf, mbretëresha Silva, Princesha Victoria dhe Princi Daniel.

Familja u mblodh në funeralin e vëllait të mbretëreshës, Walther Sommerlath dhe kaloi disa kohë bashkë në kishë të premten.