Anxhela dhe partneri i saj ishin në prag të realizimit të ëndrrës së tyre të madhe, për të kurorëzuar lidhjen e dashurisë në martesë. Por duket se koronavirusi i ka prishur planet.

Tashmë çifti italian me vendbanim në Codogno (Lodi), e gjejnë veten të mbyllur në një shtëpi në karantinë së bashku me prindërit e nuses, të ardhur posaçërisht për të festuar ditën e tyre më të bukur.

“Komuna thirri partnerin tim të premten dhe e paralajmëroi se të gjitha zyrat ishin të mbyllura dhe se dasma, që do të bëhej të shtunën është shtyrë për një datë tjetër”, shkruan mediet italiane.

Trishtimi, frika, ankthi dhe shqetësimi kanë zëvendësuar emocionet e dhe festimet e shumëpritura.

“Ne menjëherë njoftuam miqtë dhe të afërmit nga e gjithë Italia që të pengonim ardhjen e tyre këtu. Por prindërit e mi tashmë kishin ardhur. Babai im ka nevojë për ilaç, por është plotësisht i mbyllur në karantinë. Si duhet t’ja bëjmë? Babai im ka nevojë për ilaçe të presionit të gjakut, por gjithçka është e mbyllur këtu, supermarkete, farmaci. Unë e thirra 112 dy herë për të marrë informacion, por askush nuk më ndihmoi.”, tha Anxhela.