Një foshnje vetëm një ditëshe ka humbur jetën, pasi nëna e saj u prek nga koronavirusi dhe realizoi lindje të parakohshme.

E porsalindura u bë viktima më e re në Luiziana, SHBA, ndërsa sot nëna e saj u vendos në ventilator, konfirmuan zyrtarët atje.

Në një konferencë të përditshme, autoritetet shëndetësore deklaruan thanë: “Foshnja humbi jetën për shkak të lindjes së parakohshme”.

Autoritetet fajësuan sëmundjen COVID-19 si shkaktare të lindjes së parakohshme, raporton Daily Mail.

“Në kushte të tjera nëna nuk do të kishte bërë lindje të parakohshme dhe lindja do të kishte një tjetër përfundim. Ky është një rast tepër i trishtuar”- thanë autoritetet.