Ribashkimi i “Friends” është shtyrë nga “HBO” pas shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit.

Episodi special i rikthimit të “Friends” është bërë ‘viktima’ e fundit e koronavirusit, pasi është shtyrë xhirimi i saj, shkruan DailyMail.

Xhirimet ishin planifikuar të fillojnë javën e ardhshme, por tani prodhimi i saj është shtyrë për më vonë, sipas “Variety”.

“HBO Max” dhe Warner nuk pranuan të japin komente për këtë, por xhirimi i “Friends” është shtyrë pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Pasi qarkulluan shumë thashetheme për një ribashkim të serialit, “The Hollywood Reporter” zbuloi në nëntor se “HBO Max” po rikthen një episod special të tyre.

Secili nga yjet e këtij seriali: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, ishin në bisedime për t’u kthyer, me krijuesit e serive David Crane dhe Marta Kauffman.

Në fund të muajit shkurt u bë e ditur se është arritur marrëveshja për ribashkimin e yjeve të serialit për një episod special.

WarnerMedia raportohet se fitoi 425 milionë dollarë gjatë pesë viteve të transmetimit të serialit origjinal, duke tejkaluar Netflixin.