Një grua në Poloni që kishte lindur disa ditë më parë është viktima më e re nga epidemia e koronavirusit vrasës, pasi u infektua nga nëna e saj që ishte kthyer nga Italia.

Ajo është vdekja e gjashtë nga virusi Covid-19 në Poloni. 27-vjeçarja vdiq në spitalin e Łańcut, në jug të Polonisë.

Disa ditë më parë ajo kishte lindur beben e saj dhe doktorët thanë se nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

Mediat polake raportojnë se janë 378 raste të infektuara me koronavirus në vend dhe deri tani 13 njerëz janë shëruar.