Kosovarët dhe shqiptarët, popujt më të lumtur në rajon

Postuar: 20/12/2012 - 19:40

Kosovarët duket se janë më të lumtur se shqiptarët që jetojnë brenda kufinjve territorialë të Shqipërisë, pasi në sondazhin e fundit të realizuar nga Gallup, për të përcaktuar popujt më të lumtur në botë, Kosova renditet shumë vende para Shqipërisë.

68% e kosovarëve të anketuar në këtë sondazh i janë përgjigjur “PO” pyetjes nëse ndiheshin të lumtur. Ndërkohë në Shqipëri janë përgjigjur pozitivisht vetëm 64% e të anketuarve.

Fakt që vlen të përmendet është se Kosova dhe Shqipëria kanë lënë prapa thuajse të gjitha vendet e tjera të rajonit, pasi Rumania, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi e Maqedonia renditen shumë më poshtë.

Një tjetër fakt interesant është se shqiptarët janë vetëm një vend më sipër sesa Greqia (63%), një vend që prej dy vitesh është përfshirë nga një krizë e thellë ekonomike. Ndërkohë shqiptarët ndajnë të njëjtën përqindje lumturie me vende si Turkmenistani, Burkina Faso, Kongo dhe Taxhikistani.

Vendet më të lumtur në botë janë ato amerikano-latine. Renditjen e Gallup e kryesojnë Panamaja, Paraguaji dhe El Salvadori me përkatësisht 85% dhe 84% nivelin e lumturisë.

Vendet më të palumtura në botë janë ato të përfshira nga konfliktet si Afganistani apo Jemeni, ato të përfshira në katastrofa natyrore si Haiti, apo vendet ku mohohen të drejtat e njeriut si Gjeorgjia dhe Bjellorusia. Listën e vendeve më të palumtura e mbyll Singapori, i cili e ka përqindjen e lumturisë vetëm 46%. 

 

Metoda e ndjekur nga Gallup

Gallup ka pyetur rreth 1000 persona në 148 vende të botës dhe mbi bazën e përgjigjeve të pesë pyetjeve të drejtuara realizoi më pas renditjen. Pyetjet e drejtuara të anketuarve ishin:

1.  U ndjetë shumë i respektuar dje?
2.  Jeni trajtuar me respekt përgjatë gjithë ditës së djeshme?
3.  Keni mësuar të bësh ndonjë gjë interesante?
4.  Keni buzëqeshur apo ke qeshur shumë dje?
5.  Keni provuar emocione pozitive dje?

Mbi bazën e mesatares së përgjigjeve pozitive që kanë dhënë të intervistuarit për të pesë pyetjet shihet nëse këta persona kanë një vizion optimist për botën apo jo. 

Linku ku janë publikuar rezultatet e GALLUP:   http://www.gallup.com/poll/159254/latin-americans-positive-world.aspx#2

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

F40 ishte makina e parë e prodhuar në gjendje të kapte 200mph kur doli në vitin 1987.

Aktorët e Disneyland duhet të respektojnë një sërë rregullash.

Serialet turke janë shndërruar në të preferuarit e shqiptarëve, ku i ndjekin me shumë dashuri për tematikat që trajtojnë.

Tenistja e njohur Simona Halep, e cila është shpallur edhe kampione për femrat gjatë turneut Shenzen, ka zbuluar gjatë një deklarate se n

Modelja Jo Marney, e dashura e një deputeti britanik të djathtë ka dërguar disa mesazhe fyese ndaj të fejuarës së princit Harry, Meghan M

Fakti që është një nga vendet më të pasura, nuk do të thotë që nuk ka lypës.

Një modele 18-vjeçare italiane ka nxjerrë në ankand virgjërinë e saj.

Një incident i vogël ka ndodhur në shkallët e kuvendit ku ‘pre’ e ‘syrit të keq’ ka rënë një nga deputetet e Partisë Demokratike.

Dy vjet më parë, një rast shkaktoi një tronditje: dy vajza nuk morën nënshtetësinë zvicerane për shkak se refuzuan mësimet e notit, shkru

   Takat e larta dhe shkallët e lagura nga shiu duket se nuk janë kombinimi më i mirë për një deputete.