Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kostumi i bardhë për pamje gjithmonë të sofistikuar

06/04/2021 - 22:16

Në nëntor të vitit 2020 ishte Kamala Harris, zv. Presidente e Shteteve të Bashkuara  e cila kishte veshur një kostum të bardhë për të mbajtur fjalimin e saj të parë publik pas zgjedhjeve. 

Konsiderohet si ngjyra e luftës për emancipimin e grave, dhe për këtë arsye u vesh nga Shirley Chisholm në 1968, kur ajo u bë gruaja e parë afro-amerikane e zgjedhur në Kongres. Kostum të bardhë veshën edhe Margaret Thatcher në vitet '80 dhe Hillary Clinton gjatë fushatës zgjedhore në 2016.

Edhe në pasarelat pranverë-verë 2021, tendencat e kostumit me pantallona në ngjyrë akulli, fildishi dhe hije alabastri ndjekin njëra-tjetrën, duke kombinuar të bardhën me një model tipik mashkullor. Në qendër të vëmendjes të dizenjatorëve për veshjet e pranverës ka qenë e bardha: në Milano, Alberta Ferretti, Giorgio Armani, Etro, Fendi dhe Max Mara kanë zgjedhur  materiale të bardha të derdhura, duke hedhur  poshtë materialet e ngurta klasike në favor të materialeve fluide për lirshmëri dhe prakticitet në lëvizje. Tonalitetet  e zgjedhura janë të akullta, nga e bardha polare e Ferrettit në tonalitetin pothuajse dëborë të Armanit, duke përfunduar me një të bardhë optike dhe nganjëherë të ylbertë nga Etro.

Parisi është më i ëmbël dhe më i butë në ngjyra, por më klasik në prerje. Siluetat e Schiaparelli dhe Givenchy janë të strukturuara, precize dhe të formësuara, në kontrast me ngjyrat pana dhe qumësht  që karakterizojnë pëlhurat.

Ndryshe nga Parisi vjen Londra, me Victoria Beckham, e cila zgjedh pantallona me stil të viteve '70 për kostumin e saj të freskët dhe të lehtë me 3 pjesë, xhaketë, pantallona dhe jelek. Një propozim I ngjashëm me  pantallonave stil të viteve ’70 vjen edhe nga marka Amotea.

Përsa i përket kombinimeve, sugjerimi më efektiv vjen nga street style, i cili përqëndrohet në kontrastin e mprehtë dhe të përcaktuar midis të bardhës dhe të zezës.

Nën xhaketë bien në sy veshjet të thurura me ngjyra të errëta ose një bluzë e zezë. Ideale do të ishte e kombinuar me çantë të zezë, pothuajse gjithmonë të mbajtur në dorë dhe jo mbi supe, ndërsa më të guximshmit rrezikojnë në një veshje damë, me një kostum të bardhë kombinuar me këmishën, këpucët, çantën dhe syzet e diellit në të zezë.

Kostumi i bardhë me pantallona është veshja e një pranvere dinamike, duke hedhur poshtë akuzat se nuk është një veshje funksionale, ky kostum mbetet zëdhënësi i feminitetit bashkëkohor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak javë më parë u zbulua se moderatorja Eni Vasili është shtatzënë për herë të parë.

Pasi emri i tyre u lakua në media për një sherr të supozuar mes të dyve, dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun Durr

Familja Mbretërore i dha lamtumirën e fundit dy ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Kryeministri Edi Rama ka pasur marrëdhënie tepër të ngushtë me gjyshen e tij, e cila ishte tepër e dhënë pas fesë dhe gjatë natës dëgjont

Gjatë intervistës me moderatorin Ardit Gjebrea tek rubrika “Gjysma ime” tek "E Diela Shqiptare", Lulzim Basha ka treguar një bisedë me va

Bashkëshorti i mbretëreshës së Anglisë, Princi Philip, i cili ndërroi jetë në 9 prill, u përcoll dje për në banesën e fundit.

Lulzim dhe Aurela Basha ishin sot në emisionin “E diela shqiptare” në një intervistë ndryshe.

Miliarderja e re, Kim Kardashian, u mburr në rrjetet sociale me një gjerdan të ri diamanti me vlerë deri në 150,000 dollarë.