Kozeta Kurti rrëfen mes emocionesh kujtimet dhe ndjesitë për Durrësin pas tërmetit

23/01/2020 - 09:54

“Nata e Durrësit”, ka qenë tema këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ku ishin mbledhur disa nga personazhet publikë që janë pikërisht nga qyteti bregdetar.

Një ndër to është edhe gazetarja e njohur Kozeta Kurti, e cila në një moment kur të gjithë po flisnin për Durrësin është përlotur dhe emocionuar shumë.

“Jam pak edhe e mbushur emocionalisht. Më vjen për të qarë sepse mbetet Durrësi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti, mbetet Durrësi i bibliotekës, Durrësi i teatrit ku më ka ngjitur për herë të parë në skenë profesori Haxhi Rama, kam patur rastin të luaj dikur me Aleko Prodanin. Dhe tani u mbusha kaq shumë sepse më vjen shumë keq që mbeten shumë gjëra në kujtime. Ka shumë gjëra që i mbeten së shkuarës. Unë i kam lidhjet shumë të ngushta. Vëllai me familjen e tij jeton në Durrës. I vetmi investim i jetës sime është që unë munda të blej një apartament të vogël dhe nuk e bleva në Tiranë, por e bleva në Durrës. Si natyrë emocionale që jam e bleva midis shkollës sime të mesme dhe lagjes ku unë jam rritur”, është shprehur Kozeta Kurti e emocionuar.

 
 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një australian ka zbuluar një krijesë të çuditshme në një plazh në afërsi të qytetit Perth.

Nëse do të kishte një shenjë të vështirë për t’u përshkruar, ajo është:  binjakët, kameleonët e zodiakut që gjithmonë përshtaten në bazë

Vitin e kaluar, Kina rezultoi me trefishin e miliarderëve të rinj ndaj SHBA-së, të cilët pasurinë e tyre e kanë fituar kryesisht në sekto

Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të

Hong Kongu do t'u dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekon

Bashkëshortja e nipit të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ndarjen nga

Xiao Xiao është deklaruar pa koronavirus 17 ditë, pasi ajo lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve në Wuhan.

Është zhvilluar dje pasdite në Los Angelos ceremonia e lamtumirës për ish-basketbollistin Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjik

Modelja shqiptare Keisi Muça, e cila jeton prej kohësh në Seul, ka treguar se si ka shpëtuar nga koronavirusi.