Një mësuese në Florida të SHBA-ve, është arrestuar pasi një student  denoncoi në polici se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Mësuesja 37-vjeçare Meghan Mary Rodriguez, 37-vjeçe, e cila është e martuar,  dyshohet se ka filluar të krijojë një marrëdhënie me djalin 17-vjeçar përmes mesazheve erotike dhe më pas ata u takuan dhe kryen marrëdhënie seksuale. Raportohet se djali i ka treguar për këtë histori prindërve, pasi kishte frikë se mos mësuesja e ngelte në provim.

Pasi mësuan këtë ngjarje, prindërit raportuan  nedrejtorinë e shkollës, e cila pyeti mësuesen në lidhje me rastin. Ajo mohoi të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturin, por pranoi se thjesht janë puthur.