I gjithë komuniteti i futbollit në Itali dhe jo vetëm u trondit nga lajmi i vdekjes së Seid Visin në moshën 20-vjeçare . Djaloshi, një ish- lojtar i ekipit të të rinjve të Milan dhe Benevento, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Nocera, ku ishte kthyer, pasi kishte braktisur ëndrrën e një karriere profesionale në botën e futbollit. Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, ish-lojtari ka bërë vetëvrasje dhe arsyet që mund ta kenë çuar në atë të bëjë këtë veprim akt janë publikuar ditën e sotme. Sipas medias italiane, disa kohë më parë Seid i lindur në Etiopi dhe i birësuar në Itali si fëmijë, u tregoi miqve të tij për shqetësimin në një letër, e cila sot duket të jetë një grusht në stomak për njerëzimin dhe në të cilën ai shprehu hidhërimin e madh për të mos u ndjerë kurrë plotësisht i pranuar.

 “Unë nuk jam emigrant, jam përshtatur si fëmijë italian… Mbaj mend që në fillim më donin të gjithë, kudo që isha dhe kudo që shkoja. Të gjithë ishin të lumtur me mua dhe kishin respekt ndaj meje. Tani duket se gjithçka është kthyer përmbys. Kudo që të shkoj, kudo që të ndodhem, ndiej peshën e vështrimeve skeptike mbi supe, paragjykuese, të neveritura dhe frikë nga njerëzit.

Unë munda të gjeja një punë, por u detyrova të lija atë, pasi shumë njerëz, veçanërisht të moshuarit, nuk pranonin të merrnin shërbim nga unë. Sikur të mos mjaftonte kjo, ata më thanë se unë isha shkaktari që disa të rinj italianë ishin ende pa punë. Pas kësaj diçka ka ndryshuar te unë. Kisha frikë mos gaboja sepse isha emigrant. Duhet t’i tregoja njerëzve se edhe unë jam si ata të bardhët. Bëja shaka me njerëzit e zinj dhe emigrantët. Shikoja që njerëzit kishin frikë nga emigrantët. Unë nuk dua të lutem për keqardhje ose dhimbje, por vetëm për të kujtuar vetveten se sikleti dhe vuajtjet që po përjetoj janë një pikë uji në krahasim me oqeanin e vuajtjeve që po përjetojnë ata që preferojnë të vdesin sesa të udhëheqin një ekzistencë në mjerim dhe ferr. Ata njerëz që rrezikojnë jetën e tyre, dhe shumë e kanë humbur tashmë, vetëm për të nuhatur, për të shijuar aromën e asaj që ne thjesht e quajmë “Jeta”, shkruhej në letrën e Visin.