Krijohet maska UV që të mbron 99.99% nga infektimi

15/09/2020 - 11:29

Modeli Mask Pro Concept, skicimet e së cilit tani mund të gjenden edhe në internet, është maska që Apple ka dizajnuar kundër koronavirusit.

Me emrat Apple Face Mask dhe Apple Clear Mask, kjo maskë është krijuar vetëm për nevojat e kompanisë dhe nuk do të shitet në dyqanet e Apple. Si maskë nuk ka ndonjë karakteristikë ndryshe nga maskat e tjera veçse mendohet se do të jetë më e lehtë dhe më e rehatshme për t’u përdorur.

Nga ana tjetër, duke marrë parasysh se në shumë vende tani është i detyrueshëm përdorimi i maskës, ka pasur zhvillime të rëndësishme në prodhimin e tyre.

E dimë që qëllimi kryesor i mbajtjes së maskës është parandalimi i infektimit, por maskat e reja qe do dalin në treg janë shumë më ndryshe nga ato që njohim dhe me një efikasitet shumë më të lartë.

Maskat e reja, të prodhuara nga SHBA-ja në partneritet me Japoninë do të jenë ​​më të veçanta dhe do të quhen UVMask. Arsyeja është se këto maska do të bëjnë pastrimin e grimcave të ajrit shumë më shpejt duke përdorur dritë ultraviolet. Kjo i bën më të mira dhe më efektive se sa maskat e rekomanduara N95.

Maska e re do të përbëhet nga dy shtresa, e para do të pastrojë 95% të grimcave kurse shtresa e dytë UV-C do të filtrojë 99.99% të grimcave. Kjo do të thotë që arrin të filtrojë grimcat me madhësi 0,1 mikron që është shumë më efektive në raport me 0,3 mikronë që mund të pastrojë maska N95.

Drita ultravioletë e maskës funksionon falë baterisë që ka brenda, e cila ka qëndrueshmëri deri në 6 orë dhe mund të ngarkohet shumë shpejt duke përdorur një hyrje të tipit USB-C që gjendet në shumë pajisje tjera të njohura.

Filtrat brenda maskës mund të ndërrohen dhe do të kushtojnë rreth 2 dollarë në muaj. Produkti, i cili akoma nuk është prodhuar në seri, pas daljes në treg do të ketë një vlerë prej 99 dollarësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në Itali, në moshën 83-vjeçare, dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi. Disa orë pas ndarjes

Ova dhe Memo përlotën të gjithë botën, duke bërë që filmi të korrte sukses menjëherë. 

Chrissy Teigen është dërguar në spital për shkak të problemeve me shtatzeninë e saj.

Regjisori, James Cameron ka deklaruar se xhirimet e filmit “Avatar 2” kanë përfunduar.

32-vjeçari nga Franca, Anthony Loffredo e ka mbuluar trupin e tij me tatuazhe dhe pirsing në mënyrë që të duket si një alien i vërtetë.

Një djalë 6-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Teksasit, pasi  një lloj paraziti i quajtur ameba i ka shkatërruar trurin.

Ish-presidenti amerikan Barack dhe Michelle Obama janë njerëzit më të admiruar në botë, sipas një sondazhi nga ”YouGov Opinion Research I

Aktorja Lisa Kujofsa do të largohet nga spektakli i Klanifornias. Lisa e bëri vetë njoftimin përmes rrjeteve sociale,  por nuk dha shumë

Këto janë momentet shokuese kur një lum vere të kuqe shpërthen nga depozita 50,000-litra në një fabrikë në Spanjë. Pamjet e shpërndara në