Kritikohet Madonna, “shfrytëzoi ngjarjet në Francë për albumin e saj”

12/01/2015 - 17:18

12 janar 2015 -  Sloganit “Je Suis Charlie” (Unë jam Charlie), në rrjetet sociale online iu bashkuan shumë emra të njohur të artit, politikës e fushave të tjera. Ndër to ishte edhe Madonna. Këngëtarja postoi disa herë imazhe dhe mesazhe me hashtagun “Je Suis Charlie”, por shpejt u vendos në qendër të kritikave, sepse po shfrytëzonte masakrën e ndodhur në zyrat e revistës satirike franceze ditën e mërkurë për të promovuar albumin e saj të ri “Rebel Heart”.

Kritikat shpërthyen nga disa prej ndjekësve të këngëtares në Instagram, pasi vetë diva e popit, disa postime për solidarizimin me masakrën në Francë i shoqëroi me hashtagë promovues për albumin e ri të saj.

Sa për albumin, ai nuk ka dalë ende në treg, por një kopje e tij, jo e përpunuar qarkullon në internet dhe këtë fenomen, Madonna e cilësoi “një përdhunim artistik”.

“Ky është një përdhunim artistik! Në internet po qarkullojnë këngë demo, gjysma e të cilave nuk do të jetë pjesë e albumit tim dhe gjysma tjetër ka ndryshuar. Kjo është një formë terrorizmi! Përse njerëzit duan të shkatërrojnë një proces artistik? Pse vjedhin? Përse s’më jepni mundësinë ta përfundoj dhe t’u ofroj më të mirën time?”, shkruan këngëtarja në Instagram.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumëkush e konsideron si fillimin e vërtetë të jetës por për shumë të tjerë është fillimi i një cikli të mbushur me ankth, stres dhe dep

Është publikuar titulli i filmit më të fundit të James Bond, agjentit 007.

Dëshira për tu bërë pjesë e ushtrisë, ka detyruar një 23-vjeçar të presë për herë të parë flokët e tij pas 15 vitesh.

Një grua 41-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë, që e bën atë të plaket tetë herë më shpejt sesa personat e tjerë në mbarë botën.

Ditët e fundit dukesha Meghan Marke dhe Princ Harry janë ‘sulmuar’ nga mediat dhe ndjekësit e tyre për udhëtimet me avion privat dhe push

Klodjana Haxhiaj, gazetarja e njohur në Durrës e cila ndër vite ka raportuar ngjarje nga më të ndryshme për qytetin bregdetar, sot ka dhë

Kujtimet janë si një muzë plot me gjëra të bukura, por edhe të shëmtuara, megjithatë studimet po i vënë në diskutim ato.

Shtëpia e Gary Neville është padyshim një nga më të veçantat e para ndonjëherë. Shtëpia ka formë luleje, e mimetizuar në mënyrë perfekte