E ftuar në emisionin “Ftesë në5” nëTOp Channel, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka rrëfyer se si po i kalon ditët e izolimit në shtëpi prej koronavirusit.

Në një lidhje me Skype, Kryemadhi tha se gjatë këtyre ditëve që ajo dhe Presidenti Ilir Meta duhet ta kalojnë gjithë kohën së bashku, nuk janë grindur pasi midis tyre ka plasur dashuria.

Por hodhi poshtë planet për një fëmijë të katërt duke u shprehur se për shkak të një operacioni nuk mund të lindë më, por i gëzohet 3 fëmijëve që kanë.

“Për hir të vërtetës ka plasur dashuria e madhe me Ilirin, nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Mbas operacionit vitin e kaluar nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe i gëzohem 3 fëmijëve që kam dhe i lutem zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavaur”.

Ndërsa tregoi si e kalon pasditen me Presidentin: “Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj mbasdite, përdorim pak djath kackavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptur që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel.”

“Mendoj që ka një ndikim pozitiv tek fëmijët sepse nuk janë yë vegjël por të rritur për shkak të jetës së tyre të kufizuar kanë mungesë informacioni por ndihen edhe të tërhqehur dhe kjo ka qenë e nevojshme. Me Borën flet shumë edhe për shkak të profesioneve,”-  u shpreh ajo