Kur bëhet fjalë për trend të çuditshëm, sandalet Crocs, kryesojnë listën. Kjo është një markë që ka bashkëpunuar me emra të dëgjuar, nga nga Christopher Kane deri tek Justin Bieber.

Këto sandale ishin në qarkullim dhe disa vite më parë, vajzat e famshme shumë shpesh janë parë si pjesë e trendit. Në një kampionat varkash në 2007, Kate Middleton veshi me shoqet e saj të skuadrës sandale të kuqe.

Ndërsa, Ariana Grande u bashkua me trendin në vitin 2019, duke i kombinuar ato me një xhup të zi, i përdorur si një fustan.

Mirëpo këto sandale, janë rikthyer përsëri në fushën e modës, dhe kanë zgjuar shumë reagime në rrjet, pasi ndërkohë që ikona të modës po i veshin ato, të tjerët po i cilësojnë si sandalet më të shëmtuara.