Kujdes pas ndarjes!

Postuar: 14/12/2017 - 07:54

Ndarjet mes çifteve që kanë shumë vite bashkë si dhe divorcet mes çifteve të martuara janë nga përvojat emocionalisht më traumatike.

Shpesh kjo ndryshon gjithçka në jetën tuaj. Marrëdhëniet me fëmijët dhe me gjithë anëtarët e tjerë të familjes në rast prishje martese. Marrëdhëniet me miqtë dhe mikeshat e tua në rast ndarjeje. Më me rëndësi akoma, ndarja ose divorci ka ndryshuar vetë veten tuaj.

Ju keni humbur gjithë ato shpresa. Heshtja  e njerëzve që të rrethojnë, e bën jetën tënde edhe më të vështirë.

1-Kujdes nga një dashuri e re

Shumë të sapodivorcuar i fillojnë menjëherë takimet. Kjo mund të duket vërtet, një mënyrë e mirë për të shpëtuar emocionalisht. Por më përpara se të fillosh takimet, duhet të jesh e sigurt dhe të kesh krijuar besimin te vetja.

Mos u tërhiq nga mendimet romantike dhe të fillosh qorrazi një marrëdhënie të re. Hiq dorë nga takimet, për aq kohë sa emocionet dhe mendimet nuk i keni akoma të qarta; për aq kohë sa plaga e ndarjes, akoma, nuk është shëruar.

Shumë bëjnë një gabim të madh, ata nuk i japin vetes kohën e duhur. Nxitimi për t’u futur në një shtrat tjetër, është vendim i shpejtuar. Po veprove kështu, do të përsëritësh të njëjtat gabime.

Mbani mend: Për të tërhequr dikë tjetër në mënyrë të shëndetshme, duhet vetë të jesh e shëndetshme. Prit deri sa plaga e ndarjes të jetë shëruar.

2- Njih emocionet e tua

Pas çdo ndarjeje mbetet një boshllëk emocional. Ky boshllëk mbushet me vetmi, me zemërim dhe me depresion.

Ti nuk thua gjë për këto çrregullime psiko-emocionale. Por këto ndodhin tek të gjithë të ndarët.

Mundohu të dallosh dhe të pranosh gjithçka që do të ndjesh emocionalisht. Përpiqu të lexosh literaturë, që do të të ndihmojë të reflektosh mbi ndjenjat dhe që do ta zbusë shpirtin tënd.

Mos lejo që këto ndjenja të bëhen shkak që të izolohesh. Afrohu me familjen dhe miqtë, sepse vetëm ata mund të ndihmojnë.

Përsërit: Nuk do ta lehtësosh gjendjen e vetmisë duke u rilidhur menjëherë. Shpesh, nga nguti kjo bëhet me një partner jo të përshtatshëm. Mbaj mend: nuk ka vetmi më të madhe, se sa kur të ndjehesh e vetmuar në një lidhje. Të qëndrosh disa muaj me veten pas ndarjes, nuk do të thotë që ta ndëshkosh veten me vetmi. Lidhu me beqarë të tjerë. Shko me ta në shëtitje, në kinema. Hani së bashku një drekë, ose një darkë. Dilni jashtë, por mos e prishni qetësinë tuaj.

3-Kujdes fëmijët

Për ata që kanë fëmijë dhe divorcohen, pasojat emocionale negative janë më të mëdha. Fëmijët duan stabilitet familjar dhe divorci është e kundërta e stabilitetit.

Çfarë do të këshillohej në këto kushte?

Përpiqu ta pakësosh stresin e fëmijëve, duke mos e mbajtur në gojë për keq ish-bashkëshortin tënd. Bëje këtë, pavarësisht sa zemërim dhe dhimbje ka brenda teje. Mos i fut fëmijët në mosmarrëveshjet tuaja martesore dhe në problemet personale që keni ju të dy.

Lëri fëmijët të mbeten fëmijë. Të gjithë prindërve të divorcuar: nuk ka rëndësi nëse ju të dy nuk e doni njëri-tjetrin prej vitesh. Ju jeni të rritur.

Ngrihuni mbi këtë situatë dhe luani të dy bashkë rolin e prindit, për hatër të fëmijëve tuaj. Kush vepron kështu do të shpërblehet. Ai do t’i shikojë fëmijët e tij të rriten të shëndetshëm, pavarësisht divorcit.

Eshtë me shumë rëndësi të dini të falni. Kjo do ta bëjë rrugën e fëmijëve nëpër procesin e divorcit tuaj më të lehtë.

Madje, edhe ata që nuk kanë fëmijë, duhet të falin për të mirën e vetes. Falja për ish-partnerin dhe kapërcimi i situatës sa më butë, janë çelësi për të ndërtuar një jetë emocionale të shëndetshme.

Falja, natyrisht, është një nga detyrat më të vështira qe mund të bëhen, veçanërisht kur njëri nga të dy kërkon revansh.

Por po nuk e fale atë tjetrin, ti do të mbetesh rob/robinjë e tij. Zemërimi do t’ju mbajë të lidhur ditë e natë, madje, ai do të kontrollojë vendimet tuaja. Përpiqu t’i largohesh zemërimit.

Po qe se gjithë jetën do të mbartësh mbi vete dhimbjen e ndarjes, ti do të dëmtosh veten dhe kurrë nuk do të jetosh jetën që ke menduar të jetosh.

Edhe kur nuk dëshiron ta falësh, fale atë për hatër të vetes tënde.

Ti duhet të kuptosh se “revanshi” më i mirë, është kur ti vetë jeton më mirë. /Dita/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Të vegjlit “Në kurthin e Piter Pan”, e mbuluan me komplimente këngëtaren Eli Fara, e madje pati nga ata që edhe e cilësuan si

   Dukesha e Kembrixhit ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një djalë, pikërisht në ditën e “St George”.

   Aktori i famshëm Ben Affleck njihet për zemërgjerësinë e thjeshtësinë e tij.

   Viktor Tahiraj është një prej këngëtarëve më të njohur të viteve ’90.

   Marrëdhënia treshe mes Egla Harxhit, Ale de Basseville dhe Alesias ka qenë shumë e komentuar në media, megjithatë nuk zgjati shumë pas

Për herë të parë në historinë italiane në zyrën e gjendjes civile është regjistruar lindja e një fëmije me dy nëna.

Policia australiane i dha çmim një qeni, pasi qëndroi gjatë gjithë natës me një vajzë 3 vjeçare ndërkohë që ajo kishte humbur në një zonë

Koha ka filluar të ngrohet, dhe midis rreshjeve kalimtare të shiut, po fillojmë të shikojmë sërish bukurinë e natyrës, shkruan media irla

DJ suedez Avicii humbi jetën të premten në Oman dhe deri tani rapotet kanë hedhur poshtë alternativën e vrasjes.