Kujdes! Pema e Krishtlindjes është burim sëmundjesh

19/11/2019 - 21:24

Për pjesën më të madhe të njerëzve, vendosja e pemës së Krishtlindjes shënon edhe fillimin e sezonit festiv, por për disa të tjerë mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore, madje edhe vdekjeprurëse. Ekspertët shprehen se pavarësisht se pema mund të zbukurojë dhomën e ndenjes, ajo mund të jetë edhe burim i llojeve të ndryshme të mykut.

Myku mund të rritet natyrshëm në pemën tuaj, por ky proces edhe mund të përshpejtohet në momentin që temperatura brenda dhomës rritet, duke sjellë në këtë mënyrë probleme me mushkëritë. Sipas “Asthma UK”, 300 njerëz drejtohen drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë për shkak të problemeve me frymëmarrjen gjatë kësaj periudhe.

Madje edhe pemët artificiale nuk janë zgjidhja e duhur sepse ato mbledhin pluhur dhe myk, që mund të rritin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive. Studiuesit në SHBA vunë re një rritje të sëmundjeve dhe problemeve me frymëmarrjen, në javët para dhe pas 25 Dhjetorit dhe kjo u konsiderua si “Sindroma e Pemës së Krishtlindjes”.

Studiuesi Lawrence Kurlandsky tha: Nëse ju dhe fëmijët tuaj nuk keni ndonjë alergji të dukshme, atëherë me shumë mundësi nuk do keni probleme. Por personat me alergji dhe ata që vuajnë nga astma duhet të jenë të kujdesshëm.

Pas përdorimit këshillohet që pemët artificiale të ruhen me shumë kujdes dhe duhet të pastrohen para se të vendosen sërish vitin e ardhshëm. Sipas studiuesve, nëse adhuroni të keni një pemë natyrale, kujdesuni që ta pastroni fillimisht dhe personat alergjikë duhet të shmangin dekorimin e pemës, në mënyrë që të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë me mykun. Këshillohet që pema të hiqet nëse problemet shëndetësore përkeqësohen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një familje e njohur aktorësh në Indi ka rezultuar pozitive nga testi i koronavirusit Covid-19.

Nëse do të ishte gjallë, Princeshë Diana do të ishte sot 59 vjeçe.

Rober Irwin është një figurë e njohur televizive në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë që të gjithë instancat shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje për distancim social, në veçanti në klube e lokale, me sa duke

Një protestë e pazakontë është shënuar në Hamburg të Gjermanisë, ku punëtoret e seksit kanë kërkuar që bordellot të mos mbyllen në periud

Të gjitha femrat e dinë që kurrsesi nuk mund të ndodhë që puçrrat, pikat e zeza dhe ato dhjamore të bardha të zhduken brenda natës, por m

Një 30-vjeçar humbi jetën nga koronavirusi në San Antonio të SHBA-së, pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “Party Covid-19”.

Nëna e yllit të serialit "Glee", Naya Rivera, e cila u zhduk 4 ditë më parë, u fotografua në gjunjë përballë liqenit ku vajza e saj dysho

Rudina Xhunga ka treguar të gjitha peripecitë që kaloi kur shoferi që e transportoi kishte rezultuar me koronavirus.

Shumë e njohin si këngëtare, por Eliza Hoxha është edhe deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.