Kulla Eiffel do të jetë e mbyllur gjatë ditës së shtunë edhe të dielë. Kjo erdhi si pasojë e masave të sigurisë që ka marrë policia me rastin e finales së "Botërorit".

Ditën e dielë kur do të zhvillohet edhe ndeshja finale e “Botërorit”, Kulla Eiffel do të jetë e mbyllur.  

“Për motive sigurie, policia e Parisit ka kërkuar mbylljen e Kullës Eiffel,” bën të ditur shoqëria e menaxhimit SETE, duke shtuar se personat që kanë bileta të prenotuara do të rimbursohen. Simboli francez do të jetë i mbyllur edhe gjatë të shtunës së fakt, për shkak të festës kombëtare të marrjes së Bastijës.