08/04/2020 - 12:21
Në këtë situatë të pazakontë pandemie, sytë dhe gjithë vëmendja janë kthyer drejt bluzave të bardha. Aktualisht mbarë vendi kërkon të dijë ç’thuhet nga specialistët e fushës, duke ndjekur me kujdes deklaratat e mjekëve.
Nisur nga rëndësia e tyre, dikush mendoi të vendoste si portret në kartmonedhën 200 lekëshe Pëllumb Piperon, e në atë 500 lekëshe, Tritan Kalon.
Ky i fundit ka reaguar vetë përmes një postimi në Facebook.
“Babanë e Kombit nuk do të mundet t’a zëvëndësoj kurrë portreti im në kartmonedhën 500 lekshe, kurrë…. NËSE në të ardhmen do vijoj të jem gjurmëlënës në kujtesën e POPULLIT tim për kontributin e derimëtashëm socio-profesional, një gjë e tillë do më bëj të ndihem i vlersuar dhe i lumtur… “Omen est nomen” ( “Njeriu është emër”), shprehet Latini….Puna, Profesionalizmi dhe Përkushtimi ishin dhe mbeten PPP-ja ime e jetës”, shkruan ai.
Kujtojmë këtu edhe rastin e tërmeteve që goditën vendin dhe angazhimin e inxhinieres Luljeta Bozo, e cila dhe ajo shfaqej shpesh në tv për të dhënë informacione nisur nga përvoja e saj. Për emrin e Bozos është propozuar kartëmonedha 1000-lekëshe.
/portali DurresLajm/