Në një zonë lindore të Turqisë, trashësia e dëborës ka shkuar deri në pesë metra. Sigurisht, trashësia është krijuar vetëm në zona të veçanta për shkak të grumbullimit nga era e fortë.

Bëhet fjalë për provincën Muş, ku banorët kanë vështirësi të shumta për të qarkulluar për shkak të dëborës së rënë tri ditët e fundit.

Duke deklaruar se ata nuk mund të arrinin në fshatra për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe stuhive, Shefi i Ekipit të Administratës Krahinore Nazım Dinar tha, “Ne po hapim rrugët por stuhia i mbush përsëri. Lartësia e borës ndryshon nga vendi në vend. Ne kemi vështirësi për të ecur përpara”.