Kurrë mos i vendosni këmbët në kroskotin e makinës!

17/10/2019 - 11:39

Të vendosësh këmbët në kroskot ndërsa je duke bërë një udhëtim të gjatë mund të jetë shumë e rrezikshme, pavarësisht rehatisë që mund të ndjesh.

Një eksperiecë të keqe na e tregon edhe Irlandezja Gráinne Kealy, e cila fatmirësisht është gjallë për të treguar eksperiencën e tmerrshme që ka kaluar nga ky veprim.

Sot 35-vjeç, Gráinne Kealy tregon se në moshën 22 vjeçare është përfshirë në një aksident. Ajo ishte në makinë me të dashurin e saj kur vendosi të mbante këmbët në kroskot, duke mos llogaritur që këmbët ishin fiks mbi airbag-un e makinës. Airbag del në sipërfaqe në aksidente.

Gjithçka ishte në rregull derisa makina filloi të rrëshqiste në akull. Gráinne dhe i dashuri i saj u përplasën me një mur. Pas përplasjes airbag-u shpërtheu në vendin ku Kealy kishte pozicionuar këmbët. Gjunjët e Gráinne u përplasën me fytyrën e saj me forcë të madhe, me një shpejtësi prej 322 kilometrash në orë.

Për shkak të përplasjes, Gráinne kishte thyer pothuajse çdo kockë të fytyrës, përfshirë edhe dy dhëmbë. Kirurgët bënë gjithçka që mundën për të rikthyer tërë fytyrën e saj, por një vit pas aksidentit mjekët thanë se tërë balli i saj duhej hequr. Gráinne jetoi pa ballë për dy vjet, derisa mori një ballë prej qeramike. Përveç kësaj, asaj gjithashtu iu desh të rehabilitohej për një kohë vërtet të gjatë dhe ajo ende përjeton probleme me kujtimin e gjërave dhe përqendrimin. Ajo nuk mund të kujtojë asgjë nga aksidenti.

Gráinne tani përpiqet të paralajmërojë sa më shumë njerëz që munden përmes Facebook. Ajo irritohet dhe mërzitet kur sheh të famshëm të ndajnë foto të këmbëve të tyre lart në kroskot, përmes Instagramit dhe Snapchat. Gráinne mendon se ata duhet të japin një shembull të mirë pasi ata kanë një audiencë të madhe dhe shpesh shihen si modele të roleve!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

2-vjeçari Aleksandër Simos nga Florida u zemërua shumë me mamanë e tij, pasi kjo e fundit u largua për në punë dhe harroi ta puthte vogël

Maturia në ushqyerje është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e mirë.

Kler Ambrosino, një agjente e marrëdhënieve me publikun, e cila është edhe shoqe me të dashurën e kryeministrit anglez, Kerri Simonds, do

Planeti Mërkur sot do të kalojë përpara Diellit, duke e errësuar atë në një pjesë të vogël të syve tanë.

Sipas astrologëve, femrat që i përkasin 2 shenjave të Horoskopit që vijojnë si më poshtë, janë "më të zjarrtat" në shtrat.

Askush nuk e dinte më parë, por në kopshtin e shtëpisë së Kim Kardashian dhe Kanye West endet i lirë një gjarpër anakonda edhe pse kanë k

Vijojnë ofendimet në kor për mamanë e futbollistit të Romës, Nikolo Zaniolo.

Kur mori vesh se kanceri që ka është i pashërueshëm, Julia Domigan bëri një plan të detajuar për dhuratat që e bija do merrte çdo ditëlin

Reperi 19-vjeçar, Lil Pump është kafshuar nga një gjarpër gjatë xhirimit të videoklipit të ri muzikor.