Pas largimit të Kejvina Kthellës nga “Xing me Ermalin”, duket se velina e re Belinda Dragoti e ka zëvendësuar më së mirë. Të ftuarat e mbrëmjes së sotme Rita dhe Roza Lati ajo i drejtoi një pyetje tejet “pikante”. Belinda i vuri përballë njëra-tjetrës me pyetjen se cila prej tyre ka të dashurin më të mirë. I menjëhershëm ishte reagimi i Rozës, e cila tha se Rita ka të dashurin më të mirë.

Belinda Dragoti: Kush nga ju të dyja e ka të dashurin më të mirë?

Roza Lati: Mami.

Rita Lati: Tani të them të dashurin e mëngjesit, të drekës apo të darkës?

Roza Lati: Maaaa. Si më fëlliq kështu?

Rita Lati: Në fakt s’ma var asnjeri, por kjo nuk do të thotë që nuk ëndërroj…/tvklan.al