Është një nga këngëtaret e reja më të përfolura në Prishtinë, por Adea Pula mund të bëhet shumë shpesh edhe pjesë e politikës.

Sipas mediave kosovare, ajo dhe djali i presidentit, Hashim Thaçi, Endriti janë në një lidhje dashurie.

Djali i presidentit është emër shumë i komentuar në media sa i përket jetës private dhe lidhjeve me femrat, por duket se kësaj radhe ka gjetur vërtet dashurinë.

Ndonëse nuk kanë lënë asgjë për të dyshuar, nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe daljet i kanë të fshehta, burime të afërta me çiftin e ri kanë bërë të ditur se ata janë bashkë.

Theksojmë nga ana tjetër, Adea u përfol se ishte e lidhur me djalin e Ardit Gjebresë i cili sot është i fejuar me dikë tjetër.